Lionel Messi pëlqen talentin e futbollit Lautaro Martinezin, të cilin e kishte njohur në Kupën e Amerikës.
Messi ka vlerësuar lartë cilësitë e lojtarit dhe raportohet se ka këshilluar Barcelonën që të bëjnë një ofertë për argjentinasin.
Trajneri i Interit, Antonio Conte e dëshiron shumë tandemin, Romelu Lukaku e Edin Dzeko, kështu që Lautaro do të binte në sfond, gjë që do ta shtynte të mendonte për largimin nga klubi i Milanit.
Alberto Yaque, menaxher i lojtarit ka folur për Olein në lidhje me interesimin e klubeve për sulmuesin 22-vjeçar.
“Askush nuk na thirri, por e vërteta është se ata po e ndjekin nga afër. E vërteta është se Barcelonës i pëlqen, ata janë të interesuar”, tha shkurtimisht ai.
Kujtojmë se katalunasit në rast se dëshirojnë ta sjellin lojtarin në radhët e tyre duhet të aktivizojnë klauzolën e largimit prej 112 milionë euro.
Ndryshe, Antonie Griezmann dhe Neymar pritet që shumë shpejt t’i bashkohen kampionit spanjoll. /Telegrafi/