Telegrafi

Agjenti i Lautaro Martinez takohet me Real Madrid dhe Atletico Madridin

Lautaro Martinez është ndër lojtarët e njohur që mund të bëjë një lëvizje këtë verë, me Real Madridin dhe Atletico Madridin që janë takuar me agjentin e lojtarit.

Pavarësisht se lojtari është i lumtur Inter , agjenti i tij, Alejandro Camano u takua këtë javë me dy klubet më të mëdha të kryeqytetit spanjoll.

Një largim nga kampionët e sapo kurorëzuar të Serie A nuk do të jetë i lehtë, megjithatë ka shumë skuadra të tjera që po monitorojnë situatën e tij.

Barcelona ishte favoritja për ta marrë verën e kaluar, por situata financiare e klubit e bëri të pamundur çdo përpjekje.

Prioriteti kryesor i Real Madrid për rolin e sulmuesit qendror është Erling Haaland, por Borussia Dortmund nuk po lëshon pe.

Los Blancos ka të ngjarë të vazhdojë me Haalandin, por nuk po humbin kohë për të parë alternativa, me Martinez që është një prej tyre.

Atletico po shikon Martinez për shkak të faktit se Luis Suarez ka mundësi të largohet në fund të sezonit.

Interi do të donte ta mbante sulmuesin e tyre, por problemet e tyre ekonomike mund t’i tundonin ata për një shitje që të të ekuilibrojnë librat e tyre.

Kampionët e Serie A ende nuk i kanë paguar te Real Madridi 50 milionë euro për mbrojtësin e djathtë Achraf Hakimi. /Telegrafi/