Site icon Telegrafi

Agjenti i Kroos takohet me Juventusin, po ndodh marrëveshja?

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos thuhet se mund të jetë rrugës për në Juventus gjatë verës pasi agjenti i tij filloi bisedimet me Bianconerët.

Mesfushori 34 vjeçar ka qenë pjesë e Los Blancos që nga viti 2014 dhe është një nga yjet më të mëdhenj të klubit. Në 447 ndeshje në të gjitha garat, ish-reprezentuesi gjerman ka kontribuar me 28 gola dhe 96 asistime. Kjo përfshin një gol dhe shtatë asistime në 30 ndeshje këtë sezon.

Fituesit të Kupës së Botës në vitin 2014 i skadon kontrata në fund të sezonit dhe është i lirë të zhvillojë bisedime para-kontrate me klubet e huaja përpara një lëvizjeje në verë.

Lexo po ashtu Gjashtë largimet që pritet të ndodhin në verë nga Real Madridi

Sipas JuveFC, agjenti i Kroos ka pasur diskutime paraprake me Juventusin për një transferim të mundshëm të lirë në fund të sezonit.

“Agjenti i Toni Kroos ka nisur diskutimet në lidhje me një lëvizje te Juventusi. Janë zhvilluar negociata paraprake mes përfaqësuesit të Kroos dhe bardhezinjve në lidhje me një transferim të mundshëm te Juve në fund të këtij sezoni”, thuhet në postimin e JuveFC në Twitter.

Gjermani ka fituar një mori titujsh në Madrid, duke përfshirë katër Liga të Kampionëve dhe tre tituj La Liga, ndër të tjera. Pavarësisht se është mbi 30 vjeç, Kroos ka startuar 20 herë për skuadrën e Carlo Ancelottit këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version