Telegrafi

Agjenti konfirmon se Hysaj do të largohet nga Napoli

Elseid Hysaj (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Elseid Hysaj nuk do të luajë te Napoli në sezonin e ri – kështu ka thënë agjenti i mbrojtësit shqiptar të krahut.

Atletico Madrid, Tottenham Hotspur, Juventus dhe Roma janë klubet e interesuara për futbollistin, i cili është i interesuar të ndërrojë ambient, porse asnjë prej klubeve nuk dëshiron të paguajë 25 milionë euro.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Elseid Hysaj

“Nesër (e enjte) do të shkoj në kampion stërvitor Dimaro për të diskutuar lidhur me situatën e transferimit për Hysajn”, ka thënë agjenti Mario Giuffredi për Radio Marte.

“Hysaj nuk pritet të qëndrojë te Napoli dhe do të punojmë deri në fund të verës që ta dërgojmë te një klub tjetër, sepse Napoli aktualisht ka pesë mbrojtës krahu në skuadër”.

“Në çdo rast, besoj se kohës së tij me këtë fanellë i ka ardhur fundi”, ka shtuar përfaqësuesi i 25-vjeçarit. /Telegrafi/