Telegrafi

Agjenti konfirmon ofertën e Interit për Rudigerin

Agjenti i mbrojtësit të Romës, Antonio Rudiger, ka konfirmuar se Interi ka bërë ofertë për klientin e tij.

Shumë raportime në Gjermani e kanë lidhur mbrojtsin me një kalim nga Roma këtë verë.

Përfaqësuesi i 24 vjeçarit ishte pyetur edhe për një kalim të mundshëm të Spallettit te Interi, shkruan Telegrafi.

“Unë konfirmoj se ka ardhur një ofertë shumë e rëndësishme nga Interi”.

“Ndonjë deklaratë nga Antonio Rudiger dhe Roma do të bëhet gjatë verës”.

“A do të bashkohet ai me Spallettin te Interi? Ne kemi dëgjuar spekulimet”, ka thënë agjenti i lojtarit duke qeshur.

Duket se me kalimin e ish-drejtorit sportiv të Romës, Walter Sabattini drejt Interit janë nxitur spekulimet dhe kontaktet për lojtarët e Romës dhe trajnerin e Romës. /Telegrafi/