Agjenti i dyshes së Napolit, Elseid Hysaj dhe Mario Rui, ka konfirmuar se ata do të largohen nga klubi gjatë afatit kalimtar veror.
“Për tre vite, Elseidi ka qenë mbrojtësi më i mirë i djathtë. Në sezonin e fundit nën trajnerin Maurizio Sarri, Juventusi më telefonoi, por ai tha jo, sepse dëshironte ta fitojë Scudetton me Napolin”.
“Derisa është e vërtetë se në vitin e fundit, forma e tij ka rënë, por ai nuk është i vetmi lojtar që ka pësuar rënie”.
“Nuk po e them se është për fajin e Carlo Ancelottit, por është normale kur përnjëherë fillon të luash futboll ndryshe”.
“Pyes veten pse vetëm Hysaj dhe Mario Rui po kritikohen, më duket gabim që të etiketohen vetëm ata. Kemi pasur interesim të madh nga klubet tjera. Qëllimi tash është që të dy lojtarët të largohen”, ka deklaruar agjenti Mario Giuffredi për Radio Marte.
Ai më tej e ka përmendur Atletico Madridin dhe Juventusin si klube të interesuara për shërbimet e Hysajt. /Telegrafi/