Duket se transferimi i Jorginhos te Manchester City është më afër sa që ishte menduar.
Agjenti Joao Santos ka thënë mesfushorin e Napolit e ndan një telefonatë nga City.
“City janë duke punuar për të kënaqur kërkesat e Napolit”.
“Çdo moment mund të jetë i duhuri. Lojtari është në Brazil, unë në Angli në shtëpinë time duke pritur thirrjen nga drejtori sportiv Cristiano Giuntoli apo De Laurentiis”.
“Posa të vjen ajo, unë do të takohem me drejtorët e Cityt”, ka thënë Santos për Kiss Kiss Napoli.
Jorginho ka qenë një nga më të mirët në Serie A në sezonin e fundit.
Ne klubin napolitan ka fituar një Kupë të Italisë dhe një Superkupë të Italisë. /Telegrafi/