Telegrafi

Agjenti i Jorginhos nuk përjashton kthimin e lojtarit në Itali

Agjenti i mesfushorit Jorginho, Joao Santos siguron se ai është ‘shumë i lumtur në Chelsea, por nuk do të përjashtonte një kthim në Itali në të ardhmen’.

Mesfushori ka lindur në Brazil, por e kaloi gjithë karrierën e tij në Itali dhe zgjodhi të përfaqësonte Azzurrët në nivelin ndërkombëtar.

“Jorge është një lojtar i Chelseat dhe ai është shumë i lumtur atje, por unë nuk do të përjashtoja një kthim në Itali në të ardhmen”, ka thënë fillimisht Santos për Radio Kiss Kiss.

Lexo po ashtu Chelsea është gati të shesë shtatë lojtarë në vitin 2021

Ai është i lidhur rregullisht me një lëvizje në Juventus, por edhe një kthim të mundshëm në Napoli.

Ndërkohë, ka raporte që mbrojtësi i Chelseat, Emerson Palmieri, mund të drejtohet në Stadio Diego Armando Maradona.

“Jorginho është mik i mirë me Emerson Palmierin, por nuk e di nëse ata folën për një lëvizje të mundshme në Napoli”, përfundoi agjenti. /Telegrafi/