Agjenti i mesfushorit Jorginho, Joao Santos siguron se ai është ‘shumë i lumtur në Chelsea, por nuk do të përjashtonte një kthim në Itali në të ardhmen’.
Mesfushori ka lindur në Brazil, por e kaloi gjithë karrierën e tij në Itali dhe zgjodhi të përfaqësonte Azzurrët në nivelin ndërkombëtar.
“Jorge është një lojtar i Chelseat dhe ai është shumë i lumtur atje, por unë nuk do të përjashtoja një kthim në Itali në të ardhmen”, ka thënë fillimisht Santos për Radio Kiss Kiss.
Ai është i lidhur rregullisht me një lëvizje në Juventus, por edhe një kthim të mundshëm në Napoli.
Ndërkohë, ka raporte që mbrojtësi i Chelseat, Emerson Palmieri, mund të drejtohet në Stadio Diego Armando Maradona.
“Jorginho është mik i mirë me Emerson Palmierin, por nuk e di nëse ata folën për një lëvizje të mundshme në Napoli”, përfundoi agjenti. /Telegrafi/