Site icon Telegrafi

Agjenti i Jorginhos, Santos: Nëse Juventusi e do, duhet të flasë me Chelsean

Mesfushori i Chelseat, Joriginho ka më shumë të ngjarë të qëndrojë në klub sesa të lëvizë këtë verë, sipas agjentit të tij, Joao Santos.

Raportet në mediat italiane kanë lidhur Jorginhon me një transferim te Juventusi në muajt e fundit, ku do të ribashkohej me ish-trajnerin e tij, Maurizio Sarri, pasi të dy punuan së bashku në Napoli dhe Chelsea.

Mundësitë e tij dhe situatën e transferimit të Jorginhos te Juventusi e ka sqaruar agjentin i lojtarit.

Lexo po ashtu Moggi: Sarri është i etur të nënshkruajë me Jorginhon

“Unë mësoj për këto thashetheme të vazhdueshme vetëm nga gazetat, sepse askush nga Juventusi nuk më kontaktoi”, ka thënë fillimisht Santos për TuttoJuve.

“Sarri e vlerëson shumë atë si një person dhe si lojtar, ata kanë punuar shumë mirë së bashku, por nuk ka asgjë tjetër”.

“Djali mendon vetëm për Chelsean, ai ka filluar përsëri stërvitjet dhe po përgatitet për fillimin e Ligës Premier”.

“Përveç kësaj, për mendimin tim, është e vështirë për Bianconerët ta blejnë sot për shkak se ajo që ne do të përjetojmë nuk do të jetë një treg normal, do të preket ekonomikisht nga pandemia”.

“Dhe pastaj Jorginho ka një kontratë me Chelsean deri në vitin 2023, ai është zëvendës-kapiten dhe konsiderohet një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin”.

“Nuk po i referohem vetëm Juventusit, por të gjitha klubeve më të mëdha në Evropë”.

Lexo po ashtu Agjenti i Jorginhos për kalimin e mundshëm te Juventusi: Pse jo?

“Do të jetë e vështirë të përcaktohen këto shifra për një lojtar të vetëm. Do të shohim një treg të ndryshëm transferimesh këtë vit”.

“Nëse kjo ndodh që një ekip mund të plotësojë çmimin e kërkuar të Chelsea, unë përgjigjem se personi i interesuar do të duhet të shkojë te Chelsea dhe të bisedojë me Marinan për këtë”.

“Atëherë do të shqyrtojmë së bashku se çfarë të bëjmë. Ky nuk do të ishte problem”, përfundoi agjenti i Jorginhos. /Telegrafi/

Exit mobile version