Telegrafi

Agjenti Jorge Mendes ia ofron Juventusit sulmuesin Adama Traore

Juventusit iu është ofruar sulmuesi anësor i Wolves, Adama Traore nga agjenti i tij Jorge Mendes.

Trajneri i ri Andrea Pirlo ka deklaruar se ai dëshiron të luajë 4-3-3 dhe Traore do të ishte një ide shtesë për krahun e djathtë të sulmit.

Ai do të zëvendësonte në mënyrë efektive Douglas Costas, i cili është në bisedime me Manchester United.

Adama Traore (Foto: Daniel Leal-Olivas/Pool via Getty Images)

Calciomercato.com shkruan se agjenti Mendes, ka lidhje shumë të forta me të dyja klubet dhe i ka propozuar Traoren Juventusit.

Sidoqoftë, çmimi i kërkuar besohet të jetë 70 milionë euro për 24-vjeçarin, i cili sezonin e kaluar kontribuoi me gjashtë gola dhe 12 asistime në 54 ndeshje garuese për Wolverhampton.

Adama Traore (Foto: Richard Heathcote/Getty Images)

Bianconerët mund të mbledhin paratë e nevojshme për të vetëm duke shitur Douglas Costan dhe Federico Bernardeschin,

Liverpool dhe Manchester City po ashtu e pëlqejnë lojtarin. /Telegrafi/