Telegrafi

Agjenti i Iscos ia mbyll dyert Milanit

Agjenti i mesfushorit spanjoll, Isco, deklaron se klienti i tij nuk është i interesuar për t’u bashkuar me Milanin ose ndonjë klub tjetër në këtë verë.

Mesfushori i Real Madridit ishte i lidhur me një kalim te Rossonerët, pasi siç është pretenduar ‘Los Merengues’ kërkonin për të shitur atë.

Megjithatë, babi i spanjollit, i cili është edhe agjent i tij ka mohuar një lëvizje të tij gjatë këtij afati kalimtar.

“Pra, shumë thashetheme kanë dalë në javët e fundit, por ne nuk jemi të interesuar”, ka deklaruar babai dhe agjenti i Iscos, Paco Alarcon për Tuttomercatoweb, transmeton Telegrafi.

“Në këtë moment, ne nuk do të marrim parasysh asnjë ofertë, nëse kjo është nga Milani apo ndonjë klub tjetër. Isco do të vazhdojë aventurën e tij me Real Madridin dhe shpreson të rinovojë kontratën e tij e cila skadon në vitin 2018”, përfundoi agjenti i spanjollit. /Telegrafi/