Agjenti i sulmuesit të Manchester Unitedit, Romelu Lukaku, Federico Pastorello e ka ofruar belgun te Juventusi.
Interi dhe United nuk po arrijnë të gjejnë marrëveshjen mbi pagesën për Lukakun dhe negociatat kanë ngecur për shkak të çmimit të kërkuar.
Unitedi thuhet se kërkon 80 milionë funte për të shitur belgun, ndërsa Interi nuk është i gatshëm të ofrojë më shumë se 67 milionë euro.
Kështu, agjenti Pastorello thuhet se ia ka ofruar shërbimet e klientit të tij Juventusit, për ta pasur si një alternativ për sulmin.
Sipas mediumit Tuttomercatoweb, Pastorello u takua dje me drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratici për t’i ofruar atij reprezentuesin e Belgjikës.
Ky medium shton se përgjigja ishte pozitive, me Paraticin që e ka bërë të qartë se Juventusi do të jetë i interesuar në Lukakun – nëse ata gjejnë një blerës për Gonzalo Higuain. /Telegrafi/