Kalimi i Elseid Hysajt te Arsenali nuk pritet të ndodh, pasi është agjenti i futbollistit shqiptar që ka minimizuar një kalimin të mundshëm të tij në Angli.
Agjenti i Elseid Hysaj i ka kërkuar Napolit që t’i ofroj atij një kontratë të re, pasi vuri në dukje se Arsenali janë në të njëjtin nivel me klubin italian. “Ai duhet të vihet në një nivel ekonomik me shokët e tij. Ne nuk jemi të interesuar në nxisim trazira mbi një rinovimin e kontratës, pasi ai do të ketë atë në momentin e duhur”, deklaroi Mario Giuffredi për Radio CRC.
“Unë e konsideroj Arsenalin të jetë në të njëjtin nivel si Napoli. Sigurisht që nuk janë më të mirë. Napoli janë bërë një nga klubet më të rëndësishme në Evropë”, deklaroi agjenti i Hysajt, duke ia mbyllur dyert klubit të Arsene Wenger.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
“Ai duhet të mbetet në Napoli për të paktën një vit, pasi Liga e Kampionëve ju mundëson të bëheni një lojtar i kompletuar, por në qoftë se në këtë vit arrin një ofertë me vlerë 30 milionë euro, atëherë me ato shifra lojtari do të jetë i shitur”.
“Ne nuk po kërkojmë ndonjë gjë, pasi ai është mirënjohës Aurelio De Laurentiis, por disa gjëra duhet të rivlerësohen sepse vlera e tij ka ndryshuar”, përfundoi Giuffredi. /Telegrafi/