Site icon Telegrafi

Agjenti i Hysajt konfirmon largimin e shqiptarit nga Napoli

Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi ka konfirmuar që përfaqësuesi shqiptar do të largohet nga Napoli këtë verë si një lojtar i lirë pas ‘shumë përpjekjeve të dështuara’ për të zgjatur kontratën e tij.

Negociatat mes mbrojtësit shqiptar dhe Napolit kanë vazhduar për më shumë se një vit, por kontrata e tij pritet të skadojë më 30 qershor pa marrëveshje të re.

“Hysaj është shumë i qetë, pavarësisht nga fakti se kontrata e tij po përfundon, sepse ai e di që Gennaro Gattuso ka besim tek ai”, ka thënë fillimisht Giuffredi për Radio Kiss Kiss.

Lexo po ashtu Nënshkrime të jashtëzakonshme falas: 25 yje që janë jashtë kontratës këtë verë, prin Messi – në listë edhe një shqiptar

“Ai po paraqitet në ato nivele që nuk i kishte arritur që kur Maurizio Sarri ishte në klub. Hysaj dëshmoi se edhe pa kontratë të re, ai nuk po shkakton probleme dhe vazhdon punën e tij”.

“Ka shumë lojtarë në Serie A që po arrijnë fundin e kontratave të tyre, si Nikola Maksimovic ose Gianluigi Donnarumma i Milanit, por askush nuk dyshon në angazhimin ose profesionalizmin e tyre”.

Kur u pyet nëse ka ndonjë shpresë për të rënë dakord për një zgjatje në Napoli, Giuffredi thuajse e konfirmoi se nuk ka asnjë gjasë.

Lexo po ashtu Tare do ta shtojë numrin e shqiptarëve te Lazio, Hysaj goditja e radhës

“Pas shumë vitesh dhe kaq shumë takimesh me përpjekje të dështuara për të arritur një marrëveshje, është e drejtë që ai të ketë një ndryshim të vendit dhe të përjetojë gjëra të reja”, përfundoi agjenti i Hysajt.

27-vjeçari shqiptar është në Stadio Diego Maradona që nga viti 2015. /Telegrafi/

Exit mobile version