Telegrafi

Agjenti i Hysajt konfirmon interesimin e Juventusit për mbrojtësin shqiptar

Agjenti i Elseid Hysajt ka konfirmuar se mbrojtësi i djathtë po qëndron te Napoli, por zbulon se Juventus e kanë pëlqyer gjithmonë atë.

Mbrojtësi shqiptar pritej të bënte një lëvizje të vonë te Valencia, por ata nuk mund të pajtoheshin me shumën e kërkuar nga napolitanët dhe ata tani do të nënshkruajnë me Thierry Correian nga Sporting CP.

“Ka dy arsye që ai të qëndrojë: e para lidhet me marrëveshjen e dështuar ekonomike,” ka thënë Mario Giuffredi për Radio Kiss Kiss.

Elseid Hysaj (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

“E dyta, pasuese për të parën, është se për mendimin tim, nuk kishte dëshirë nga ana e klubit për ta shitur atë”.

Hysaj kishte vitet më të arta të karrierës së tij në kohën kur trajner i Napolit ishte Maurizio Sarri që tani drejton Juventusin.

“Kam biseduar me tre klube të mëdha,” vazhdoi Giuffredi.

“Të gjithë kanë respekt të madh për lojtarin. Ata e konsiderojnë atë të fortë në mënyrë taktike falë punës së Sarrit”.

Lexo po ashtu Valencia nuk ofron shumë për Hysajn, mund të dështoj transferimi i shqiptarit në Mestalla

“Juventus gjithmonë e ka pëlqyer Hysajn, por ata e morën Danilo në shkëmbim me Cancelo dhe dyert u mbyllën”, ka shtuar më tej agjenti i shqiptarit.

Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë do të qëndrojë edhe për një sezon te Napoli, derisa ishte kërkuar edhe nga Manchester United dhe Arsenali. /Telegrafi/