Telegrafi

Agjenti: Hysaj mund ta ndjekë Sarrin te Chelsea

(Foto: Getty Images)

Agjenti i Elseid Hysajt ka thënë se futbollisti shqiptar mund të ndjekë trajnerin Maurizio Sarri drejt Ligës Premier.

Strategu italian është shumë pranë që të marrë drejtimin e Chelseat, ndërsa edhe mbrojtësi i Napolit mund ta vazhdojë karrierën te Blutë.

(Foto: Getty Images)

Përfaqësuesi i tij, Mario Giuffredi, beson se e ardhmja e 24-vjeçarit do të përcaktohet nga vendimi i trajnerit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Elseid Hysajn

Ka qenë pikërisht Sarri, i cili e kishte bërë Hysajn lojtar të mirë te Empoli dhe pastaj e ka drejtuar edhe te Napoli.

Mirëpo, për të ndodhur transferimi duhet që të arrihet marrëveshja me klubin që e pronëson ose të paguhet klauzola prej 50 milionë eurosh.

(Foto: Getty Images)

“Ai ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh. Mendoj se vetëm klubet e Ligës Premier mund ta paguajnë, prandaj fati i tij varet nga Sarri”.

“Nëse trajneri toskan do të shkojë në Angli, ai mund ta kërkojë atë (Hysaj). Kështu që Hysaj mund ta ndjekë”.

“Nëse kjo gjë dështon, atëherë vështirë se Hysaj mund të largohet nga Napoli”, ka deklaruar agjenti për për Radio Crc. /Telegrafi/