Telegrafi

Agjenti i Fekir akuzon familjarët e lojtarit për transferimin e dështuar te Liverpooli, Bernes: U turpërova

Agjenti i Nabil Fekir ka zbuluar më në fund se përse dështoi transferimi i francezit te Liverpooli në verën e vitit 2018.

Anësori në atë kohë luante te Lyoni, derisa po e kompletonte kalimin në Anfield, madje ishte futur edhe në testet mjekësore.

Në minutën e fundit, The Reds u tërhoqën nga marrëveshja me presidentin e skuadrës franceze, Jean-Michel Aulas, që tha se Liverpooli ka ndryshuar qëndrim.

Nabil Fekir (Foto: Alex Grimm/Getty Images/Guliver)

Agjenti i Fekirit, Jean-Pierre Bernes ka thënë se kjo nuk është e gjitha, pasi në marrëveshjen e dështuar kishte më shumë.

“Nabil ishte prioritete i Liverpoolit. Kam punuar për katër muaj në marrëveshje me Jurgen Kloppin, Jean-Michel Aulas dhe gjithçka ishte e gatshme”, ka thënë ai për Canal+.

Nabil Fekir te Real Betisi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Nabil ishte në dijeni për kontratën e tij me Liverpoolin, me një pagë prej 45 milionë euro në pesë vite”.

“Në ditën që kontrata do të nënshkruhej, avokati i tij që njëherësh e ka vëlla, arriti në Angli dhe tha: Ndaloni të gjitha, bisedimet duhet të fillojnë nga e para”.

Lexo po ashtu Fekir: Nuk e di pse nuk u realizua transferimi im te Liverpooli

“Ishte diçka e paimagjinueshme. Ne kishim përshtypjen se po shikonim një film. Ai ndikoni që marrëveshja që dështonte dhe jo lëndimi”, ka shtuar më tej Bernes.

Fekir në këtë verë u transferua te Real Betisi për 25 milionë euro, e që ishte një lëvizje befasuese për të gjithë që mendonin se ai mund të luante te ndonjë skuadër më e madhe. /Telegrafi/