Afati kalimtar i verës pritet të jetë një ndër më të nxehtit sa i përket transferimeve të lojtarëve.
Juventus raportohet se ka nj marrëveshje të nënshkruar me Emre Canin, i cili do të mbetet gjatë verës lojtar i lirë pas mbarimit të kontratës me Liverpoolin.
Kështu thotë agjenti i disa futbollistëve, italiani Federico Patorello, i cili pohon se vlera aktuale e lojtarit kap shifrat prej 40 milionë euro.
“Juve u përpoq të nënshkruajnë gjatë janarit me Emre Canin, por nga ajo që dëgjoj, ai sigurisht do të jetë lojtari i tyre në sezonin e ardhshëm”, tha agjenti Federico Pastorello për Rai Sport.
“Lojtari dëshiron të bashkohet me Juventusin. Mendoj se është e mençur, sepse Juve për momentin është klubi më i madh italian në rrafshin ndërkombëtar”.
“Emre Can do të jetë një vlerë e madhe për klubin italian, pasi që është një lojtar me vlerë prej 40 milionë eurove në treg, duke e marrë atë falas, meriton një rrogë të mirë”, përfundoi Pastorello.
Mesfushori 24-vjeçar këtë sezon ka kontribuar me pesë gola dhe katër asistime në 32 ndeshje The Reds. /Telegrafi/