Agjenti i Paulo Dybalas ka thënë se argjentinasi nuk e kishte asnjëherë synim transferimin në Ligën Premier edhe pse mediat ndërkombëtare vazhdonin ta raportonin një gjë të tillë.
Sulmuesi i Juventusit thuhej se ishte afër transferimit te Manchester united ose Tottenham Hotspur, mirëpo nuk u materializua.
“Unë kam biseduar me klubet nga Liga Premier, por nuk është e vërtetë se gjërat nuk u përfunduan për shkak të parave. Aty ishte problemi mes të dyja klubeve”, ka thënë Jorge Antun për Tuttosport.
Më tej u raportua se Spurs nuk e transferuan lojtarin 26-vjeçar shkaku i kërkesës së tij të lartë për pagë dhe shumës që duhej paguar agjentit të tij.
Dybala është duke u kërkuar aktualisht nga Paris Saint-Germian, mirëpo Zonja e Vjetër ende nuk ka pranuar një ofertë konkrete për lojtarin.
Juventusi e hapi sezonin e ri me fitore, pasi e mposhti parmën në udhëtim me golin e vetëm të shënuar nga Gioregio Chiellini. /Telegrafi/