Site icon Telegrafi

Agjenti i Dybalas thuhet të ketë biseduar me përfaqësues të Unitedit

attends the Gran Gala Del Calcio 2017 on November 27, 2017 in Milan, Italy.

Manchester Unitedi thuhet se ka kontaktuar me vëllanë dhe agjentin e Paulo Dybalas për një transferim të mundshëm gjatë verës.

Është spekuluar se sulmuesi i Juventusit i ka prishur marrëdhëniet me trajnerin Massimiliano Allegri dhe mendon të largohet nga Zonja e Vjetër.

(Foto: Getty Images)

Argjentinasi kërkohet nga disa prej klubeve kryesore evropiane, ndërsa Old Traffordi ëhstë një prej destinacioneve të mundshme.

Televizioni italian, RAI Sport, ka raportuar se Dybala, i cili vlerësohet rreth 175 milionë euro, nuk është i qetë në Torino dhe vëllai i tij, Gustavo, është duke u përpjekur që t’ia mundësojë largimin.

(Foto: Getty Images)

Sipas thashethemeve, Gustavo që është edhe agjent i Dybalas, ka biseduar edhe me Real Madridin edhe me Unitedin, ndërsa është raportuar për një takim edhe me përfaqësuesit e Paris Saint-Germainit.

Lexo po ashtu "Unitedi duhet ta transferojë Dybalan, ai është magjik"  

24-vjeçari beson se te ndonjë klub tjetër mund të përfitojë deri në 10 milionë euro.

Argjentinasi thuhet se e preferon kalimin te Djajtë e Kuq, ku do të ribashkohej me Paul Pogban, ndërsa shifra e transferimin do ta thyente rekordin e mesfushorit francez.

Dy lojtarët kanë miqësi të mirë dhe thuhet se ish-bashkëlojtari i Dybalas është duke ndikuar që sulmuesi ta zgjedhë Unitedin si opsion primar. /Telegrafi/

Exit mobile version