Telegrafi

Agjenti i Durmishit konfirmon interesimin e klubeve të mëdha, zbulon se kalimi te Galatasaray është afër

Mbrojtësi i Real Betisit, Riza Durmishi, është duke u ndjekur nga shumë skuadra të mëdha evropiane.

Sipas ​Estadio Deportivo, janë Liverpooli dhe Southamptoni dy skuadrat nga Liga Premier që kanë shfaqur interesim për 22-vjeçarin.

Shqiptari ka një klauzolë 20 milionë euro, por kjo nuk pritet të jetë problem për klubet angleze.

​Agjenti i anësorit, Muzzi Ozcan, ka konfirmuar se ka oferta nga Anglia, Gjermania dhe Turqia për klientin e tij, transmeton Telegrafi.

Përveç interesimit nga dyshja e Ligës Premier, edhe Galatasaray është një tjetër pistë atraktive.

Raportohet se tashmë klubi turk ka bërë ofertë në vlerë 12 milionëshe.

​​“Kam shumë oferta nga Anglia, Gjermania dhe Turqia që janë të gatshme për atë”, ka thënë Ozcan për BT.

“Mund të konfirmoj se Galatasaray mund edhe ta blejnë. Ai ka treguar se ka talent të madh që në vitin e tij të parë në La Liga”.

​​“Sipas meje Durmishi është në top 10 mbrojtësit e majtë më të mirë në Evropë, por në rast se dëshiron të përmirësohet duhet të bëjë një hap para tek një klub i madh”, ka shtuar Ozcan.

Shqiptari në sezonin e kaluar për Betisin është paraqitur në 29 ndeshje në të gjitha garat, shkruan Telegrafi.

Durmishi te klubi spanjoll kaloi nga Brondby verën e kaluar dhe nënshkroi kontratë katër vjeçare.

Ndërsa për Danimarkën është paraqitur në 19 ndeshje.

Vlen të theksohet se Galatasaray deri më tani kanë nënshkruar me Belhanda, Bafatimbi Gomis dhe Maiconin.

Klubi turk është duke menduar të kompletojë këtë transferim para se të fillojnë ndeshjet para-sezonale. /Telegrafi/