Jorge Mendes raportohet se i ka thënë Real Madridit që Manchester Unitedi është i gatshëm të nisë bisedimet për shitjen e portierit.
Radioja spanjolle Onda Cero raporton se Jose Mourinho ka pranuar të heqë dorë prej spanjollit, dy vjet pas bllokimit të transferimit shkaku i një gabimi me faks.
Pas dështimit të transferimit, De Gea nënshkroi kontratë deri në verën e vitit 2019 me Djajtë e Kuq.
Sidoqoftë, problem në transferimin reprezentuesit të Spanjës do të paraqiste paga prej 12 milionë eurove në vit që merr tek Unitedi. Atij do t’i duhej të ulte pagën për kalim në kryeqytetin spanjoll. /Telegrafi/