Agjenti i Juan Cuadrados është rrugës për në Torino për të finalizuar kthimin e lojtarit te Juventusi.
Anësori i Chelseat ishte në sezonin e kaluar te Bianconerët, por nuk kishte klauzolë për blerje dhe ai u kthye në Stamford Bridge.
Megjithatë, Zonja e Vjetër dëshiron ta angazhojë sërish dhe këtë herë do ta ketë edhe opsionin e blerjes.
Sipas Tuttomercatoweb, agjenti i tij, Alessandro Lucci, do ta kompletojë marrëveshjen para mbylljes së afatit kalimtar.
Huazimi i kolumbianit te Juve do të jetë me obligim blerjeje të kushtëzuar nga një numër i caktuar i paraqitjeve për klubin. /Telegrafi/