Site icon Telegrafi

Agjenti i Candrevas fajëson Napolin, Interi gati për sulm

ROMA, 18/08/2015, LAZIO-BAYER LEVERKUSEN (PRELIMINARE DI CHAMPIONS LEAGUE) NELLA FOTO : CANDREVA (Foto Bartoletti)

Inter ka rinovuar interesin e tyre në anësorin e Lazios, Antonio Candreva, teksa agjenti i tij fajëson Napolin për dështimin për të përfunduar marrëveshjen.

Italiani pritet të lëvizë nga Lazio gjatë verës dhe klubi kanë rënë dakord për një shifër prej 28 milionë euro për transferimin te Napoli.

Megjithatë, negociatat mbi kushtet personale janë zvarritur pa asnjë zgjidhje dhe për këtë agjenti i futbollistit, Federico Pastorello, tregon arsyen.

Lexo po ashtu Gjigantët anglez dëshirojnë Brozovicin

“Ju me të vërtetë nuk doni të sillni Candrevan në Napoli”, i shkroi një tifoz  Federico Pastorellos në Instagram, ndërsa agjenti iu përgjigj me një mesazh shumë të qartë – “Shiko, kjo me të vërtetë nuk më takon mua!!! Nëse ata nuk i ofrojnë atij një kontratë të përshtatshme për vlerën e tij, atëherë çfarë mund të bëj?”.

Ndërkohë, La Gazzetta dello Sport pohon se Interi janë duke e shikuar me vëmendje këtë çështj dhe duke u përgatitur që të bëjnë një ofertë të re për Candrevan.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

Nerazzurrët rrezikojnë të humbin alternativat, Joao Mario nga Sporting Lisbona sulmuesin e Palmeiras, Gabriel Jezus, për atë edhe janë vënë tani pas Candrevas, të cilin Lazio e vlerëson 25 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version