Agjenti i mesfushorit të Milanit, Hakan Calhanoglu është përsëri në kontakt me Manchester Unitedin, por edhe me rivalët e urryer lokal, Interin.
Është konfirmuar javën e kaluar në Angli se Calhanoglu ishte ofruar te Unitedi, por gjatë verës së fundit një transferim nuk u materializua.
Lojtari dhe klubi janë duke biseduar rreth një rinovimi të kontratës që përfundon në fund të sezonit, por ende nuk ka një marrëveshje.
Sidoqoftë, me ofertën e re të kontratës së Milanit që nuk i pret parashikimet, agjenti Gordon Stipic është përsëri në kontakt me Unitedin.
Sipas gazetës Tuttosport, kjo nuk është e tëra pasi agjenti i mesfushorit turk është në bisedime edhe me rivalët e urryer të Interit.
Jashtë kontratës në qershor, Calhanoglu mund të nënshkruajë një para-kontratë, me një ekip tjetër nga 1 janari dhe të transferohet në qershor si lojtar i lirë.
Për momentin, Stipic po kërkon shtatë milionë euro në vit që klienti i tij të ri-nënshkruajë me Rossonerët. /Telegrafi/