Telegrafi

Agjenti i Bonuccit takon drejtuesit e Juves, afër mbyllja e transferimit

Agjenti i Leonardo Bonuccit është pritur në selinë e Juventusit këtë mëngjes për të finalizuar transferimin e klientit të tij në Milano.

Mesfushori tashmë ka pranuar një lëvizje në San Siro, ndërsa klubet kanë punuar për të mbyllur një transferim prej 40 milionë eurosh.

Lexo po ashtu Sot mbyllet marrëveshja për Bonuccin?

Mbrojtësi italian mund të mbërrijë sot në Milano për të përfunduar transferimin e tij, dhe MilanNews njofton se agjenti i tij, Alessandro Lucci, është në selinë e Juventusit.

Mendohet se marrëveshja është në detaje të fundit, prandaj prania e Lucci do të synojë zgjidhjen e këtyre aspekteve përfundimtare të marrëveshjes. /Telegrafi/