Agjenti i Leonardo Bonuccit besohet se është takuar me drejtorin e Juventusit, Fabio Paratici.
Sipas Di Marzios, takimi ishte shfrytëzuar për të analizuar të gjitha mundësitë e rikthimit të Bonuccit te Juventusi.
Sidoqoftë, Sky Sport Italia raporton se ka ende distancë në këtë negociatë sa i përket lojtarëve që do të përfshihen dhe shumës që do të paguhet për mbrojtësin.
Përkundër faktit se Higuain është synim i Mialnit, Di Marzio beson se Milani është i ftohtë me idenë e sjelljes së një sulmuesi si argjentinasi në këtë paketë, pasi dëshirojnë talentin Caldara në këtë marrëveshje.
Bonucci ka kohë që po mendon largimin nga Milani dhe ribashkimin me dyshen e tij të preferuar, Barzagli dhe Chiellini për të ri formësuar tandemin “BBC”. /Telegrafi/