Site icon Telegrafi

Agjenti i Bastonit mohon marrëveshjen me Interin për zgjatje të kontratës, klubet tjera fërkojnë duart

Juventus, Manchester City, Tottenhamit dhe PSG janë klubet që i janë afruar Alessandro Bastonit, ndërsa agjenti i mbrojtësit të Interit paralajmëron klubin zikaltër për kontratën e re.

Qendërmbrojtësi është i lidhur me Nerazzurrët vetëm deri në qershor 2024 dhe negociatat për të nënshkruar një marrëveshje të re kanë hasur në probleme, me Tuttosport që shkruan se ka një hendek të madh midis kërkesës dhe ofertës.

Bastoni sigurisht që nuk i mungojnë opsionet, pasi Juventusi është i fundit që e ka ndjekur atë pas më parë në garë ishin klube si Manchester City, Tootenham dhe Paris Saint-Germain.

Duke folur për TMË, agjenti i Bastonit, Tullio Tinti i dërgoi një mesazh të klubeve të interesuara.

“Unë kurrë nuk kam shtyrë një lojtar të prishë kontratën e tij dhe të bëhet lojtar i lirë, ishin klubet që e bënë këtë”.

Lexo po ashtu Guardiola e pëlqen shumë, City ka gati ofertën për Alessandro Bastonin

“Është e qartë se duhen dy për të arritur një marrëveshje për një kontratë. Kur një lojtar ka vetëm një vit të mbetur në marrëveshjen e tij dhe mund të thotë në mënyrë legjitime se dëshiron të presë, ai bëhet titull i të gjitha lajmeve. Kur një klub lë një lojtar duke pritur deri në minutën e fundit, kjo konsiderohet normale”.

“Ndonjëherë, një lojtar nuk nënshkruan për shkak se ai ishte detyruar të priste shumë ose sepse klubi nuk ishte i interesuar t’i jepte një kontratë të re. Kur njerëzit sillen në mënyrë të drejtë, nuk mendoj se bëhet problem”, ka thënë agjenti.

Interi ka një histori të dobët të kohëve të fundit me këto situata, duke humbur Ivan Perisic si lojtar i lirë në Tottenham, ndësa njëjtë pritet të largohet edhe Milan Skriniar.

Do të ishte shkatërruese financiarisht për Interin që të humbiste edhe Bastonin, veçanërisht duke pasur parasysh se 23-vjeçari ka një çmim prej të paktën 50-60 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version