Interi ka nevojë të shes gjatë muajit qershor dhe njëri nga yjet e skuadrës pritet të largohet.
Neroazzurët janë duke u munduar të bëjnë shitje në vlerë prej 60 milionë euro për t’i përmirësuar bilancet financiare.
Sipas mediave në Itali, njëri nga yjet e skuadrës si Lautaro Martinez, Alessandro Bastoni, Milan Skriniar ose Nicolo Barella do të largohet nga klubi.
I sakrifikuari pritet të jetë Alessandro Bastoni edhe pse mbrojtësi ndihet mirë te zikaltrit.
Për këtë çështje ka folur edhe vetë agjenti i lojtarit, Tullio Tinti i cili konfirmoi se Bastoni ndihet mirë, por gjithçka mund të ndodhë.
“Sigurisht ai është një tifoz i skuadrës ku luan dhe dëshiron të qëndrojë tek Interi sepse ndihet mirë. Megjithatë, ai është gjithashtu edhe një profesionist”.
“Ky është futbolli dhe duhet edhe që të përshtatesh. E kam thënë edhe më parë se është i lumtur dhe dëshiron të vazhdojë të luajë për Interin”, tha Tinti.
Tottenham Hotspur vazhdon të jetë skuadra më e interesuar për Bastonin dhe është gati t’i ofrojë 60 milionë euro për transferimin e tij. /Telegrafi/