Site icon Telegrafi

Agjenti i Aubameyangut në Londër për të diskutuar transferimin te Arsenali

(Foto: Getty Images)

Agjenti i Pierre-Emerick Aubameyang do të qëndrojë në Londër për të diskutuar transferimin e sulmuesit te Arsenali.

Futbollisti ka kërkuar largimin nga Borussia Dortmundi dhe është raportuar se ka arritur marrëveshje personale me klubin anglez.

Arsene Wengeri dëshiron një sulmues para mbylljes së afatit kalimtar të janarit, duke qenë se Alexis Sanchezit pritet t’i bashkohet Manchester Unitedit.

(Foto: Getty Images)

Bild bën të ditur se babai i 28-vjeçarit, i cili është edhe përfaqësuesi i tij, do të qëndrojë në Angli për t’i diskutuar detaje e transferimit.

Lexo po ashtu Spekulohet se Aubameyangu ka arritur marrëveshje personale me Arsenalin

Futbollisti nga Gaboni është i gatshëm që të kalojë në Emirates, ndërsa bëhet e ditur se transferimi do të kushtojë rreth 53 milionë funte (60 milionë euro).

Largimi i tij e ka vënë në aksion edhe Dortmundit që duhet të gjejë një zëvendësues.

(Foto: Getty Images)

Futbollisti i Chelseat, Michy Batshuayi, është një nga shënjestrat kryesore të klubit gjerman për ta zënë vendin e Aubameyangut në Westfalenstadion. /Telegrafi/

Exit mobile version