Telegrafi

Agjenti: Asensio ndihet i nderuar pas interesimit të Interit

Marco Asensio (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Marco Asensio ka thënë se është i nderuar që një klub si Interi po interesohet për të, por sipas tij për momentin nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madridi.

E ardhmja e talentin 23-vjeçar te Real Madridi është në një udhëkryq.

Kjo pasi Asensio kohëve të fundit është zhgënjyer në mungesën e kohës së lojës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Marco Asensios

Ka pasur raporte në mediat spanjolle se Asensio ishte në listën e dëshirave të Interit, pasi që më parë kishte lidhje edhe me Juventusin.

Ky interesim i Nerazzurrëve e nderon edhe vet lojtarin, sipas agjentit të tij.

Lexo po ashtu Asensio kërkon t'i bashkohet Ronaldos te Juventusi

“Marco është i nderuar të jetë interes i një klub si Interi”, ka thënë fillimisht agjenti Horacio Gaggioli për FCInterNews.it.

“Nuk e di nëse është e vërtetë apo jo, por për momentin lojtari nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madrid”, përfundoi ai.

Deri më tani këtë sezon, Asensio ka kontribuar me katër gola dhe katër asistime në 25 ndeshje konkurruese në të gjitha garat. /Telegrafi/