Telegrafi

Agjenti i Agueros në bisedime me Barcelonën për argjentinasin

(Foto: Instagram/kunaguero)

Sergio Aguero është në bisedime të avancuara për një transferim te Barcelona – thonë njoftimet në mediat spanjolle.

Sulmuesi argjentinas do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit kur edhe i përfundon kontrata me Manchester Cityn, prandaj që tani mund të arrijë marrëveshje me klubet e interesuara.

Juventusi dhe Chelsea janë ndër klubet tjera të interesuara për shërbimet e tij dhe derisa është thënë se Blutë janë favoritë për nënshkrimin e tij, duket se Barca ka avancuar më shumë.

(Foto: Instagram/kunaguero)

Sipas El Chiringuito, agjenti i Agueros ka udhëtuar në Barcelonë për të biseduar opsionet e marrëveshjes me Blaugranët.

Lexo po ashtu Guardiola i jep 'bekimin' Agueros për një kalim të mundshëm te Chelsea

Sulmuesi, i cili në qershor mbush 33 vjet, në Camp Nou do të bashkohej me superyllin argjentinas, Lionel Messi. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/kunaguero)