Telegrafi

Agjenti i Agueros ia mbyll dyert gjigantit italian

Agjenti i Sergio Aguero ka hedhur poshtë fjalët për një largim të lojtarit të tij nga Manchester City.

Sulmuesi argjentinas ka qenë i lidhur me një kalim të madh me një shifër të lartë të parave të Interit këtë verë.

Megjithatë, agjenti i tij Hernan Reguera e ka mohuar këtë kalim të klientit të tij në Serie A, duke theksuar se Aguero është i lumtur dhe dëshiron të respektoj kontratën me Cityn

“Ai është i lumtur në City dhe ka një kontratë që dëshiron të respektojë”, ka thënë fillimisht Reguera për FCInterNews, përcjell Telegrafi.

“Nuk ka asnjë problem me (Pep) Guardiola dhe nuk ka as ndonjë negociatë në vazhdim apo edhe vetëm duke folur me ekipet e tjera”.

“Ai është ende 100% i fokusuar te skuadra e tij”, përfundoi agjenti i Agueros. /Telegrafi/