Telegrafi

Agjentët që tentuan ta destabilizojnë Malin e Zi janë pjesëtarë të shërbimit sekret GRU

Qytetarët rusë, Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov – të dyshuarit kryesorë për organizimin e aktiviteteve terroriste në Mal të Zi – janë agjentë të zbulimit ushtarak rus, GRU (Glavnoye Razvedyvatel’noye Upravleniye – Agjencia Kryesore e Inteligjencës e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse), shkruajnë mediat e Podgoricës.

Shishmakov ishte atashe ushtarak në Ambasadën ruse në Poloni, ndërsa për destabilizimin të Malit të Zi dhe ndalimit të anëtarësimit të saj në NATO, e ndryshoi identitetin personal dhe merr mbiemrin e ri Shirokov.

Për operacion të ngjashëm të destabilizimit të Moldavisë dhe pengimin e anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian më 2014, i dyshuar kryesor ishte Vladimir Popov, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu https://telegrafi.com/telegraph-rusia-organizoi-komplotin-ne-mal-te-zi/

Përmes Interpolit, Mali i Zi ka kërkuar ekstradim të dy agjentëve rusë, por ka pak gjasa të ndodhë kjo.

Moska zyrtare ka hedhur poshtë akuzat e përfshirjes në ngjarjet në Podgoricë, në tetor të vitit të kaluar, gjatë zgjedhjeve parlamentare në Malin e zi.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit Special të Shtetit ka marrë masa kundër 26 personave, ndërsa ngritja e padive paralajmërohet për 15 prill. Dy agjentët rusë do të gjykohen në mungesë, nëse ata nuk dorëzohen.

Gisht në këtë tentim të puçit kishin edhe shumë shtetas të Serbisë. /Telegrafi/