Telegrafi

Agjentët e Moratas në bisedime me Milanin

Alvaro Morata (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata është në bisedime për një rikthim të tij në Itali në afatin kalimtar të janarit, por te Milani dhe jo te Juventusi.

Morata është duke u lidhur gjithnjë e më shumë me një largim të tij nga Stamford Bridge.

Largimi i sulmuesit spanjoll pritet të materializohet gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi Morata nuk po ka shumë minuta te Blutë.

Lexo po ashtu Alvaro Morata i vetofrohet Barcelonës

Sulmuesi i Chelseat thuhet se ka kontaktuar Barcelonën javën e kaluar për të pyetur rreth një transferimi në Camp Nou.

Morata pritet të largohet nga Chelsea (Getty Images)

Megjithatë, nuk është vetëm Barcelona në kartat e spanjollit, i cili mund të rikthehet në Serie A.

Sipas mediumit italian Calciomercato, agjentët e tij tani po flasin gjithashtu me Milanin për të parë nëse ata do të jenë të gatshëm ta largojnë atë nga Anglia.

Lexo po ashtu Chelsea është gati ta shesë Moratan në janar

Çdo marrëveshje do të ishte një huazim me të drejt blerje, pasi Milani ka probleme me Fair Play Financiar.

Ndryshe, Morata ka luajtur për dy sezone te Juventusi, ku në të gjitha garat ka zhvilluar 93 ndeshje duke shënuar 27 gola. /Telegrafi/