Telegrafi

Agjentët e Grealish besojnë se Aston Villa do të pranojë ofertën e lartë të Man Cityt

Ylli i Aston Villas dhe Anglisë, Jack Grealish ka të ngjarë të largohet drejt Manchester Cityt këtë verë.

Emri i Grealish ka qenë njëri nga më të përfolurit këtë verë dhe largimi i tij nga Aston Villa duket i pashmangshëm.

Sipas mediumit The Sun, kampi i Grealish beson se mesfushori anglez këtë verë do të kalojë te Manchester City.

Lexo po ashtu Guardiola i gatshëm të sakrifikojë Bernardo Silvan për Grealish

Agjentët e Grealish dhe ata pranë tij besojnë se Aston Villa do të pranojë ofertën e lartë nga City për talentin e tyre.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola dëshiron një mesfushori-sulmues elitar në ekipin e tij dhe beson se Grealish ka konkretizimin dhe driblimin për t’u përshtatur në idetë e tij dhe me lojtarët tjerë të ekipit.

Lexo po ashtu Me Haaland dhe Grealish, ky pritet të jetë formacioni i Man Cityt të Guardiolas në sezonin e ri

Ndërsa Villa pretendon se ata nuk duan ta humbin 25-vjeçarin, agjentët e Grealish, Grupi Stellar besojnë se një marrëveshje midis klubeve mund të ndodhë në javët e ardhshme.

Për të siguruar Grealish, City mund të jetë i gatshëm të shkojë më lartë sesa 89 milionë funte apo 105 milionë euro që Manchester United i pagoi Juventusit për Paul Pogba. /Telegrafi/