Agjentët e Paulo Dybalas thuhet se kanë mbërritur në Itali dhe pritet të takohen me Tiago Pinton nga sot dhe nesër për të diskutuar të ardhmen e sulmuesit argjentinas në kryeqytet.
Il Corriere dello Sport raporton se Jorge Antun dhe Carlos Novel gjenden në Itali dhe ka të ngjarë të takohen me Pinton përpara udhëtimit të Giallorossëve në Portugali gjatë fundjavës.
Dybala ka një klauzolë 12 milionë euro për klubet jashtë Serie A dhe një me vlerë 20 milionë euro për skuadrat italiane. Të dy klauzolat skadojnë në fund të muajit.
Sipas raportimit, La Joya ndihet pjesë e projektit të Romës, por agjentët e tij duan të diskutojnë planet e klubit për të ardhmen, duke përfshirë një marrëveshje të re të mundshme për të.
Chelsea është e interesuar për sulmuesin argjentinas dhe si Thiago Silva ashtu edhe Enzo Fernandez nuk e kanë fshehur dëshirën për të luajtur me sulmuesin në Stamford Bridge në sezonin 2023-24.
Dybala iu bashkua Romës në një transferim të lirë verën e kaluar, duke nënshkruar një marrëveshje trevjeçare.
Ai shënoi 18 gola në 38 paraqitje në sezonin e tij të parë në Stadio Olimpico. /Telegrafi/