Agjentet e talenteve të Chelseat thuhet se do të jetë nesër në Genoa për të parë nga afër dyshen e talentuar të Atalantas, Franck Kessie dhe Andrea Conti.
Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, Antonio Conte ka dërguar dy përfaqësues në Stadio Luigi Ferraris për lojën e së dielës pasdite në Serie A.
Atalanta janë surprizë e mirë e këtij sezoni dhe janë ende në luftë për kualifikim në garat evropiane, pavarësisht nga shitja e Roberto Gagliardini te Interi në janar.
Lojtarët në qendër të vëmendjes për Chelsean raportohet të jetë mesfushori 20-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, Kessie apo i quajtur si ‘Yaya Toure i ri’ dhe mbrojtësi i djathtë, 23-vjeçari Conti.
Kessie është i njohur si një objektiv i nxehtë për skuadrën italiane, Romën, të cilët janë rreshtuar drejt një propozimi prej 28 milionë eurove për afatin e verës.
Conti është mbrojtësi më pjellor në Serie A këtë sezon, duke shënuar katër gola me tri asistime në 25 paraqitje.
Ndryshe, transferimi i kësaj dyshe do t’i kushtonte liderit të Ligës Premier së paku 45 milionë euro, pasi Atalanta nuk bën biznes me shifra të vogla. /Telegrafi/