Agjencia që merret me transferimet që mund ndodhin në futboll, “Agi Agency”, insiston se Pep Guardioa kishte një para-marrëveshje me Juventusin.
Zonja e Vjetër dje (16 qershor) e zyrtarizoi angazhimin e Maurizio Sarriti si trajnerin e tyre për tri sezone, duke nënshkruar deri më 30 qershor 2022.
Por, ‘Agi Agency’ insiston se Guardiola kishte arritur një para marrëveshje me Juventusin në muajin maj, mirëpo gjërat ndodhën krejtësisht ndryshe.
Sipas tyre, trajneri spanjoll gjithashtu ishte pajtuar të fitonte 24 milionë euro në sezon nga skuadra torineze, me një kontratë trevjeçare.
Deri të premten e kaluar ishte raportuar nga kjo agjenci se Guardiola pritet të kalojë te Zonja e Vjetër, mirëpo të dielën u prezantua Sarri.
Trajneri spanjoll kishte bërë me dije në disa konferenca për media se ai nuk po e mendon largimin nga Manchester City, duke refuzuar kështu kalimin te Juventusi. /Telegrafi/