Site icon Telegrafi

Agjencia e Jay-Z po e pushton botën e futbollit – disa nga lojtarët më të mirë janë tashmë pjesë e saj

Duket se Jay-Z nuk është i mjaftuar me suksesin e madh në industrinë e muzikës – pasi po planifikon tani që të pushtojë edhe atë të futbollit.

Reperi ndërkombëtar tashmë ka krijuar një agjenci që do t’i ketë nën menaxhim shumë lojtarë të njohur, me disa që tashmë janë pjesë e saj.

Duke përfaqësuar lojtarë të ndryshëm, Jay-Z do të tentojë të jetë edhe numri një i marrëveshjeve të mëdha që realizohen në futboll.

Në agjencinë e tij, lojtarit i sigurohen: paga, kontrata, bonuset dhe të drejtat në marketing.

Agjencia e Jay-Z quhet Roc Nation Sports, që nënkupton se këtu nuk hyn vetëm futbolli, por edhe sport të tjera të ndryshme.

Reperi e themeloi kompaninë në vitin 2013, duke përfshirë këtu edhe artsitë si Rihanna, Grimes dhe DJ Khaled, që janë nën menaxhimin e agjencisë.

Në këtë menaxhment janë të përfshira edhe sport si, Liga e Bejsbollit, Futbolli Amerikan dhe NBA.

Roc Nation filloi lëvizjet e para në futboll në vitin 2015, duke nënshkruar me Axel Witselin.

Që nga atëherë, kompanisë së tij i janë shtuar edhe Eric Bailly i Manchester United, Kevin de Bruyne i Manchester Cityt dhe Reece James i Chelseat.

Në vitin 2018, Roc Nation pushtoi ballinat e mediave të futbollit me nënshkrimin e ish-yllit të Manchester United, Romelu Lukakut, derisa lojtari kishte ndarë rrugët me Mino Raiolan.

Kompania e Jay-Z tani po punon edhe në nënshkrimin e Marcus Rashford e Wilfried Zahas. /Telegrafi/

Exit mobile version