Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror ka konfirmuar se shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin ishte në bordin e aeroplanit që u rrëzua në rajonin Tver, në afërsi të Moskës.
Së bashku me dikur kuzhinierin e presidentit rus, Vladimir Putin ishte edhe komandanti i Wagnerit, Dmitry Utkin.
Mediat e huaja më herët raportuan se të gjithë në bord ishin vrarë. Skynews shkruan se nuk ka ende ndonjë konfirmim zyrtar nga autoritetet ruse se Prigozhin është vrarë.
Russian aviation agency published the list of people who were on board of the crashed plane.
Prigozhin and Utkin are among them. pic.twitter.com/FTLiRGlggC
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) August 23, 2023
Megjithatë, po qarkullojnë shumë lajme në internet se një aeroplan që i përkiste kreut të grupit të Wagnerit ka bërë zig-zage mbi Moskë, sipas sistemeve të gjurmimit Flight Radar.
Ka spekulime se Prigozhin mund të ketë qenë në këtë aeroplanin e dytë – por tani për tani, thjesht nuk dihet.
Të dhënat e fluturimit të aeroplanit janë pjesërisht të paarritshme përmes FlightRadar24, ueb-faqe për gjurmimin e aeroplanëve.
Të dhënat tregojnë se aeroplani u nis nga Shën Petersburg më herët sot dhe fluturoi drejt Moskës. Aeroplani zhduket nga radari pranë aeroportit “Ostafyevo” në Moskë. /Telegrafi/