Site icon Telegrafi

Agim Veliu, Driton Selmanaj e Avdullah Hoti do ta votojnë Vjosa Osmanin, por kundër kanë dalë disa deputetë të LVV-së

Ende nuk është qartësuar nëse nesër apo të javën tjetër do të mbahet seanca për votimin e zgjedhjen e presidentit të ri.

Ajo çka tashmë është qartësuar është që LDK ka marr vendim që të jetë pjesë e procesit për votimin e kandidates për presidente, Vjosa Osmani.

LDK ka gjithsej 15 deputetë, ndërsa e paqartë ka qenë deri tash vota dhe prezenca e deputetëve Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj.

Telegrafi merr vesh nga burime të afërta me këta deputetë që të njëjtit do të jenë në sallë.

Gjithashtu Telegrafi mëson se Vjosa Osmanin do ta votojë edhe Behgjet Pacolli, ndërsa Lista Serbe ka deklaruar se do të qëndrojnë në sallë por nuk do të votojnë për Osmanin.

Por, kur gjithçka ishte gati për thirrjen e seancës, është shfaqur një problem i madh. Disa deputetë të LVV-së kanë filluar të shprehin pakënaqësi brenda grupit parlamentar që është mbajtur dje.

Ata janë shprehur kundër pozitave të ndara me Listës Guxo të Vjosa Osmanit në Qeveri dhe kanë paralajmëruar se mund të mos marrin pjesë në votim për presidenten e re.

Disa deputetë nga LVV kanë shprehur rezerva e kundërshtime ndaj Vjosa Osmanit dhe Kurti ka ftuar një takim të veçantë me ta para votimit.

Ndryshe, PDK e AAK kanë deklaruar se janë kundër zgjedhjes së Osmanit si presidente. Kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, ka thënë se kjo parti nuk e mbështet Osmanin sepse ajo është kandidate e Albin Kurtit.

🙂

Aprilililililililili

Exit mobile version