Telegrafi

Agim Aliu: As më pak e as më shumë, sesa dënim meritor për dorasit e 18-vjeçares

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, ka reaguar lidhur me rastin e vrasjes barbare të 18 vjeçares, nga dy të dyshuar njëri prej të cilëve gjendet akoma në arrati.

Përmes një shkrimi në Facebook, Aliu po kërkon dënim meritor për dorasit.

“As më pak e as më shumë, sesa dënim meritor për kryesit e vrasjes së 18 vjeçares nga Ferizaj”, shkroi ai.

Lexo po ashtu Prokuroria kërkon paraburgimin e A.S. për rastin e vrasjes së 18 vjeçares në Ferizaj: Ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes

“Përgëzime organeve të sigurisë dhe të akuzës për punën e tyre.  Uroj që sa më shpejt të zbardhen të gjitha rrethanat e vrasjes që tronditi gjithë shoqërinë”, shkroi Aliu.

Në fund ka shprehur  ngushëllime të sinqerta në emrin e të gjithë ferizajasve.

“Qoftë e fundit kjo vepër makabër”, than ë fund.