Agim Ademi ka treguar se si u organizua miqësorja mes Shqipërisë dhe Kosovës që luhet edhe pak ditë në stadiumin “Elbasan Arena”.
Presidenti i FFK-së bëri të ditur në një intervistë për Telegrafi.com se kjo miqësore është obligative nga UEFA, derisa kishin dy opsione në tavolinë.
“Një ndeshje miqësore obligative ishte e kërkuar nga UEFA”, ka thënë Ademi në intervistë përballë gazetarit Betim Zeqiri.
“Kemi pasur dy opsione, opsioni i parë ishte Bullgaria dhe në të dytin ishte Shqipëria”.
“UEFA e ka lejuar dhe ne natyrisht se kemi raporte të mira me Shqipërinë. Nga kjo miqësore, të dy trajnerët do të kenë mundësi që të shikojnë lojtarët dhe formën që kanë për ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve”.
“Kjo miqësore do t’i kënaq edhe tifozët shqiptarë ku do që janë, pasi gjithmonë këso ndeshje zgjojnë gërshëri te përkrahësit”.
“Kjo miqësore do të jetë parapërgatitje për ne për ndeshjen ndaj Sllovenisë që zhvillohet po ashtu në nëntor”, ka shtuar më tej i pari i futbollit kosovar.
Kujtojmë se Kosova do të luajë miqësoren ndaj Shqipërisë më 11 nëntor, derisa me Slloveninë do të luajë më 15 nëntor dhe me 18 nëntor me Moldavinë. /Telegrafi/