Telegrafi

Agim Ademi flet pasi prezantojë programin e tij “Bashkë për futbollin”

Kryetari aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka shpalosur sot (e shtunë) programin e tij të emëruar “Bashkë për futbollin”, pasi synon edhe një mandat katërvjeçar në krye të FFK-së.

Zgjedhjet për kryetar të FFK-së pritet të mbahen me 6 prill dhe Agim Ademi pritet të jetë kandidati i vetëm, pasi Gramoz Vokrrit i është refuzuar kandidimi.

Sot (e shtunë), Ademi ka shpalosur programit e tij me të cilin synon të fitojë mandatin e ri katërvjeçar.

Ademi ka reaguar në rrjetet sociale, duke treguar se çfarë synon të bëjë dhe punojë nëse fiton edhe një mandat në krye të FFK-së.

Postimi pa ndërhyrje i Agim Ademit

Të nderuar miq,

Sot pata kënaqësinë që para një audience të zgjedhur nga komuniteti i futbollit dhe para opinionit të gjerë ta prezantoj programin tim për mandatin e ardhshëm katërvjeçar në krye të FFK-së.

Një program që është hartuar nga ekspertë të fushave dhe nevojave praktike që i ka futbolli ynë.

“Bashkë për futbollin” është motoja dhe vizioni im për 4-vjeçarin e ardhshëm.

Bashkë për futbollin sepse vetëm bashkë mund ta zhvillojmë dhe ta ngrisim atë.

Futbolli është lojë kolektive që ka synim t’i bashkojë njerëzit. Prandaj, të ecim bashkë përpara me një vizion të qartë për të mirën e futbollit dhe të rinjve tanë.

Ju falënderoj për mbështetjen!

A.A.

/Telegrafi/