Telegrafi

Afrona publikon një fotografi intime me Bleron (Foto)

Këngëtari Blero dhe e fejuara e tij Afrona Dika janë ndër çiftet më të përfolura në estradë.

Ndonëse nuk gjendet gjithmonë pranë njëri-tjetrit, ata gjejnë gjithmonë kohën dhe mënyrën e duhur për të shprehur dashurinë.

Ata janë shumë aktivë dhe të ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndajnë me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të puthjes, Afrona ka qenë ajo e cila ka publikuar një fotografi mjaft intime të çiftit në InstaStory.

Në fotografi, Blero dhe Afrona shfaqen duke u puthur me njëri-tjetrin, ndërsa në mbishkrimin e saj Afrona shkruan, se këtë fotografi e ka publikuar me rastin e ditës së puthjes.

Përndryshe, Blero është një ndër këngëtarët më aktiv gjatë verës 2017 me projekte të reja muzikor dhe koncerte. /Telegrafi/