Site icon Telegrafi

Afrona publikon një album fotografish nga udhëtimet më të bukura që ka bërë me Bleron

Çifti Blero dhe Afrona Dika janë ndër më të diskutuarit në media.

Ata u fejuan në dhjetor të vitit 2016, ku Blero i propozoi Afronës gjatë emisionit festiv të “Prive”-së.

Dyshja tash e sa kohë janë bashkë, e ndërsa lumturinë nuk hezitojnë ta ndajnë me fansat në rrjetet sociale.

Foto: Afrona Dika/Instagram

Së fundmi, ka qenë Afrona ajo e cila ka ndarë me fansat në InstaStory një përmbledhje fotografish, nga udhëtimet më të bukura që ka realizuar me dashurinë e jetës së saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Nga Alpet e Zvicrës, deri në Amerikë e Tajlandë, çifti kanë shijuar thuajse çdo udhëtim bashkë në çdo vend të botës.

Foto: Blero/Instagram

Ata prej vitesh janë bashkë, ndërsa nuk kanë zbuluar ende nëse kanë plane për martesë.

Në vazhdim, ju ftojmë të shikoni fotografitë më të ëmbla të çiftit të realizuara në udhëtimet e tyre më të bukura. /Telegrafi/

 

Exit mobile version