Telegrafi

Afrona publikon fotografi duke u puthur me Bleron (Foto)

Këngëtari Blero Muharremi ditë më parë festoi ditëlindjen e tij të 39-të.

Në një festë mes miqsh, Afrona kishte organizuar një befasi të madhe me muzikë dhe tortë me qirinj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory, përmes së cilës shfaq një ndër momentet më romantike të festës.

Lexo po ashtu Brenda ditëlindjes së Bleros, momentet kur Afrona dhe miqtë befasojnë këngëtarin (Video)

Në fotografi, Çifti shfaqen duke shijuar një puthje të ngrohtë, ndërsa në mbishkrimin e fotografisë Afrona shkruan “Të Dua”.

Pikërisht në ditën e lindjes, Blero vendosi të publikojë projektin e tij më të ri muzikor, baladën “Ndale”, e cila u prit shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/