Afrona Dika ka vendosur që t’ia bëjë ‘like’ një fotografie të Teuta Krasniqit të publikuar në rrjetet sociale.
Aktorja e mirënjohur ka filluar pushimet bashkë me familjen e saj dhe e ka publikuar një fotografi së bashku me dy vajzat e saj.
Imazhi i postuar në Instagram mori shumë komente e pëlqime, në mesin e atyre që e kanë pëlqyer ka qenë edhe Afrona, e dashura e ish bashkëshortit të Teutës, Blero Muharremi – shkruan rtv21.tv.
Me këtë veprim, modelja ka lënë të kuptohet se nuk ka zili apo raporte negative në mes asaj dhe Teutës.
Kujtojmë se nga martesa e tyre, Teuta dhe Blero kanë një vajzë, ndërsa vajza e dytë e aktores është nga lidhja me Adonis Morinën.